Përleshje e të shtëna me armë, policia arreston gjashtë persona në Prishtinë

Kronikë e zezë

Përleshje e të shtëna me armë, policia arreston gjashtë persona në Prishtinë

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Pasditen e së premtes, në rrugën “Afrim Abazi”, në Prishtinë një grup meshkujsh janë rrahur mes vete, ndërsa gjatë përleshjes ka pasur edhe të shtëna me armë.

Policia ka njoftuar se në lidhje me këtë rast, dy persona kanë marr trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa janë arrestuar gjashtë të dyshuarit e përfshirë në përleshje.

Policia në vendin e ngjarjes dhe në kontrollin që ka bërë nëpër shtëpitë e të dyshuarve ka gjetur një sasi të armëve dhe municionit.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar, një pistoletë me katër gëzhoja dhe katër copë fishekë ndërsa pas kontrollimit të shtëpive dhe banesave të dyshuarve  në dy lokacione janë gjetur dhe konfiskuar,  një pushkë gjuetie, një   pushkë gjysmë automatike dhe shtatëdhjetë e shtatë copë fishekë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat