Konfiskohen mbi 1,400 bimë kanabisi, që në treg do kapte vlerën e 1.5 milion eurove

Kronikë e zezë

Konfiskohen mbi 1,400 bimë kanabisi, që në treg do kapte vlerën e 1.5 milion eurove

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Forcat e rendit i kanë konfiskuar mbi 1,400 bimë të rritura të kanabisit, që në treg do kapnin vlerën e 1.5 milion euro, si pjesë e ndalimit të një rrjeti kriminal në Sussex të Anglisë.

Pas hetimeve prej dy javësh, policia arriti t’i arrestonte gjashtë burra dhe një grua, që ishte pjesë e këtij rrjeti, që merreshin me kultivimin e fshehtë të bimëve të ndaluar.

Në të njëjtën kohë, janë arrestuar edhe dy të tjerë në Londër, nën dyshimin se kishin lidhje me këtë grup, ndërsa i kishin detyruar disa persona në atë që njihet si skllavëri moderne.

Viktimat e tyre, që u detyruan të merreshin me kultivimin e bimë të kanabisit, janë dërguar në mbajtje dhe po trajtohen nga psikologët.

Së bashku me raportin e ndalimit të kultivuesve, janë shpërndarë edhe imazhet që i tregojnë bimët e rritura, që janë gati për përpunim.

Fatura  lartë e energjisë elektrike, ka qenë një prej indikatorëve, që të tregojë për aktivitetin kriminal, që po zhvillohej në një ambient të fshehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat