Aksident në Prizren, lëndohen gjashtë persona - Bota Sot
Aksident në Prizren, lëndohen gjashtë persona

Kronikë e zezë

Aksident në Prizren, lëndohen gjashtë persona

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Prizren, ku gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në rrugën “Rrust Kabashi” në Prizren, ku janë përfshirë dy vetura dhe një këmbësor.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit, tre pasagjerë dhe një këmbësor.

Njëri nga vozitësit është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor, ndërkaq tjetri është ndalë në spitalin e Prizrenit.

Të lënduarit tjerë, pas tretmanit mjekësor janë liruar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat