E plagosën me thikë dhe nuk tregoi krimin teksa ishte në spital. Arrestohet së bashku me agresorin - Bota Sot
E plagosën me thikë dhe nuk tregoi krimin teksa ishte në spital. Arrestohet së bashku me agresorin

Kronikë e zezë

E plagosën me thikë dhe nuk tregoi krimin teksa ishte në spital. Arrestohet së bashku me agresorin

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 15:36
Ilustrim

Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, ku si pasojë ka mbetur një person i plagosur me thikë.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e të dy personave të përfshirë në incident.

Shkodër

Konfliktohen për motive të dobëta, njëri prej tyre plagoset me thikë e sende të forta gjatë konfliktit, por arrestohen të dy në flagrancë nga Policia.

Në sallën operative të DVP Shkodër ka ardhur njoftim nga Spitali Rajonal Shkodër se ka shkuar  për ndihmë mjekësore një shtetas i dëmtuar me mjet prerës, i cili pas kontaktit me Policinë ka mohuar të jetë plagosur nga ndonjë person tjetër, por ka thënë se ishte dëmtuar aksidentalisht duke rregulluar mjetin.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, bazuar në thëniet kontradiktore të këtij shtetasi, thelluan hetimet dhe falë veprimeve të shpejta u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe ka rezultuar se:

Shtetasi W. (J.) M., 36 vjeç, banues në Shkodër, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë e sende të forta shtetasin E. C., 34 vjeç, banues në  Shkodër.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit W. (J.) M., 36 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Gjithashtu, u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit E. C., 34 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit ”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat