Kapet një 27-vjeçar në Lezhë, ishte në kërkim si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal

Kronikë e zezë

Kapet një 27-vjeçar në Lezhë, ishte në kërkim si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 08:48
Ilustrim

Një person është arrestuar në Kurbin të Lezhës.

Ai ishte i shpallur në kërkim për veprat penale "Kultivimi i narkotikëve", Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale" dhe "Grup i strukturuar kriminal".

Policia e Lezhës mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, ka bërë të mundur, në fshatin Vinjollë, Kurbin, të kapet dhe ndalohet shtetasi:

Bajram Hidri, 27 vjeç, banues në Vinjollë, Kurbin.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në qershor të vitit 2018, pasi Gjykata e Krimeve të  Rënda Tiranë, e ka dënuar 4 vite burg për veprën penale "Kultivimi i narkotikëve ","Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe "Grup i strukturuar kriminal".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat