Katër persona të lënduar nga një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Kronikë e zezë

Katër persona të lënduar nga një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 19:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në autostradën Ibrahim Rugova.

Raportohet se aksidenti mes dy veturave ka ndodhur sonte rreth orës 18:00, në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në drejtimin Prishtinë- Prizren.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Aksidenti ka ndodhur në autostradë, dalja për Suharekë, drejtimi Prishtinë-Prizren. Të lënduar kanë mbetur katër persona”, tha Kelani.

Të lënduarit janë dërguar për tretmanë mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Rrokulliset vetura në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një veturë është rrokullisur në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në dalje të Suhareskës.

Aksidenti ka ndodhur në mes të dy veturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat