Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen katër persona - Bota Sot
Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen katër persona

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen katër persona

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 19:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku si rezultat i ndeshjes, katër persona janë lënduar.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku po marrin trajtimin mjekësor.

Lajmin për media e ka konfirmuar, Baki Kelani nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 18:00, në autostradë, dalja për Suharekë, drejtimi Prishtinë-Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave, si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit”, ka konfirmuar Kelani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat