Të shtëna me armë zjarri ndërmjet një personi dhe tre vëllezërve në Prishtinë

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri ndërmjet një personi dhe tre vëllezërve në Prishtinë

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 09:54
Foto

Disa të shtëna me armë zjarri paraditen e djeshme e kanë dërguar Policinë e Kosovës në lagjen “Kolovica” të Prishtinës.

Burime të sigurta brenda Prokurorisë se një 38-vjeçar me inicialet B.K, dhe tre vëllezër: N.K. 38 vjeç, F.K. 34 vjeç dhe V.K. 37 vjeç, kanë shtënë me armë drejt njëri-tjetrit. Mësohet gjithashtu se nga të shtënat nuk ka pësuar asnjëri nga personat e përfshirë.

B.K dhe tre vëllezërit janë arrestuar nga Policia, 38-vjeçarit B.K. i është gjetur një revole e tipit TT. Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur gjithashtu edhe 5 gëzhoja.

Pas arrestimit të tyre, Policia ka kryer kontrollë në shtëpitë dhe objektet tjera përcjellëse të të dyshuarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat