Snajper, pushkë e automatik – policia gjen arsenal armësh në Gjakovë

Kronikë e zezë

Snajper, pushkë e automatik – policia gjen arsenal armësh në Gjakovë

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Në dy operacione policore në Gjakovë janë arrestuar dy persona dhe konfiskuar disa armëve ilegale.

Sektori i hetimeve i Stacionit Policor në Gjakovë pas pranimit të informatave lidhur me dyshimin e bazuar për armbajtës pa leje, sot më dt.19.02.2020 rreth orës 07:00 në fshatin Rracaj të Gjakovës ka ndërmarr dy bastisje në dy lokacione të ndryshme.

Kontrolli i shtëpive dhe objekteve përcjellëse në këto dy lokacione është bërë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit dhe bazuar në Urdhëresën e Gjygjtarit të procedurës paraprake.

Gjatë kontrollit të lokacionit të parë, të shtëpisë së personit D. B ( dl. 21.09.1968) ka gjetur dhe konfiskuar armët si vijonë :

Një pushkë gjysëm automatike kal. 7.62 X35mm me nr. serik 325142 prodhim –Poliqan , Shqipëri

Një Pistoletë me gas nr. serik 1371208

Një karikator ( i pistoletës me gas)

Nëntë fishek kal.NN

Një par dylbi model “KONUS”

Gjatë kontrollit në lokacionin e dytë në shtëpinë e A. B gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar këto armë:

Një pushkë –snajper nr. serik 262773 kal. NN prodhim Kragujevac –Serbi

Një pushkë sportive (ajrore) model “KRAL” me dylbi nr. serik S-57661

Pas intervistimit, dy të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të shtetit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat