Tre prishtinas sulmojnë shtetasin e huaj, dërgohet në QKUK - Bota Sot
Tre prishtinas sulmojnë shtetasin e huaj, dërgohet në QKUK

Kronikë e zezë

Tre prishtinas sulmojnë shtetasin e huaj, dërgohet në QKUK

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Tre persona në Prishtinë kanë sulmuar fizikisht një shtetas të huaj, i cili tani po trajtohet në QKUK.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e pistoletës.

Ende nuk është arrestuar askush për këtë rast.

“Prishtinë 17.02.2020 – 01:20. Është raportuar se viktima mashkull shtetas i huaj është duke u trajtuar në QKUK, pasi që i njëjti dyshohet se është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj,  të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ku është gjetur dhe është sekuestruar një gëzhojë e pistoletës. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat