Kërkohej për vjedhje të rëndë, arrestohet

Kronikë e zezë

Kërkohej për vjedhje të rëndë, arrestohet

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga  Gjykata Themelore në Pejë, i cili ishte i dënuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Njësitet relevante të Stacionit Policor Pejë, pas një pune operativo-hetimore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin A. B. i lindur me 1988, m/k/sh, i cili është i dënuar për këtë vepër penale.

 

I dyshuari ka edhe tri urdhër arreste të lëshuara nga e njëjta gjykatë, të cilat do të procedohen më vonë.

I njëjti pas arrestimit është dërguar në qendrën e paraburgimit në Pejë, për vuajtje të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat