Ky person po kërkohet për vrasje në tentativë, nëse e shihni, lajmërojeni menjëherë Policinë

Kronikë e zezë

Ky person po kërkohet për vrasje në tentativë, nëse e shihni, lajmërojeni menjëherë Policinë

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 14:17
Foto

Policia e Pejës është duke e kërkuar Kapllan Dreshajn, i cili dyshohet për “vrasje në tentativë”.

Për ta gjetur Dreshajn, Policia e Pejës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar se ka siguruar leje për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë –

E-mail adresa: [email protected]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat