Hajni futet në një parcelë në Klinë dhe vjedh 20 fellne të Porsches, Jaguarit dhe Audi’s: Pronari publikon pamjet

Kronikë e zezë

Hajni futet në një parcelë në Klinë dhe vjedh 20 fellne të Porsches, Jaguarit dhe Audi’s: Pronari publikon pamjet

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 09:23
Fellne

Një person është futur një parcelë në Klinë dhe ka vjedhur rreth 20 fellne të veturave. Pronari ka publikuar pamjet e momentit të vjedhjes dhe ka kërkuar që ato t’i kthehen.

Në mbrëmjen e datës 15 shkurt, një person është futur në një parcelë në Klinë dhe ka vjedhur 20 fellne.

Pronari i parcelës ka publikuar pamje nga kjo vjedhje në grupin ‘Marakli t’kerreve’ në Facebook dhe ka treguar se çfarë lloje të fellneve ka vjedhur ky person.

Sipas tij hajni ka vjedhur fellne për Porsche Cayenne numër 20, 3 copa, fellne për Audi numër 22, 2 copa, fellne për Jaguar 2 të ndryshme nga dy copa si dhe fellne të tjera për Audi me numër 19.

Tutje ai ka bërë një lutje se kujtdo që i ofrohen këto fellne të lajmërohen duke i kthyer prapë tek ai, ose ai u jep edhe fellnen tjetër në mënyrë që ato mos të dëmtohen dhe të bëhen alumin.

Më poshtë keni edhe videon e kësaj vjedhje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat