Tenton ta korruptojë policinë, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

Kronikë e zezë

Tenton ta korruptojë policinë, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikë kalimin kufitar Vermicë, pasi derisa kishte qenë duke e drejtuar autobusin me targa të Shqipërisë në vendkalimin kufitar në hyrje të Republikës së Kosovës nga Republika e Shqipërisë, në dokumente i kishte vendosë pesë euro për ryshfet me qëllim që t’i mundësohet kontrolli më i shpejtë.

Pas procedurave policore me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat