Goditet me veturë një femër në Skenderaj

Kronikë e zezë

Goditet me veturë një femër në Skenderaj

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Një femër e mitur ka përfuduar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, pasi është goditur nga një veturë në lëvizje në Skenderaj.

Mësohet se aksidenti ndodhi në rrugën “28 Nëntori”.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga organet e rendit përmes raportit zyrtar, ku thuhet:

"Viktima femër kosovare (e mitur) këmbësore, ishte goditë nga një veturë e cila nuk ishte ndalë në vendin e ngjarjes. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është duke marr tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat