Nën kërcënim të armës, tre të dyshuar i marrin para e telefon shitësit të picave

Kronikë e zezë

Nën kërcënim të armës, tre të dyshuar i marrin para e telefon shitësit të picave

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Tre persona nën kërcënim të armës i kanë grabitur një shumë parash dhe një iPhone 5 një shitësi të picave gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë.

Rasti ka ndodhur në rrugën Sadullah Avni Dibrani rreth orës 01:30.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se deri sa kishte qenë duke u kthyer pas një dërgese të picave në një motel , tre persona të panjohur duke i bllokuar rrugën dhe nën kërcënim të armës i kanë grabitur një shumë parash, një telefonin iPhone 5 dhe janë larguar në drejtim të panjohur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat