Vajza bie nga kati i 6-të i një pallati, në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Vajza bie nga kati i 6-të i një pallati, në gjendje të rëndë

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 17:27
Ilustrim

Nje vajze e re ka tentuar t’i japë fund jetes duke u hedhur nga kati i nje ndertese 6 kateshe ne qender te qytetit te Korçes.

Burime thane se vajza e re ka qene ne nje nga lokalet ne momentin kur eshte hedhur nga kati i larte i nderteses dhe ka perfunduar ne taracen e katit te dyte. Sherbimi i urgjences ka mberritur menjehere ne vendin e ngjarjes duke i dhene ndihmen e pare. Te njejtat burime thane se e reja ka dhene shenja jete qe ne vendin e ngjarjes, por kjo per mjeket nuk do te thote se gjendja e rende te kete kaluar.

Policia ka shoqeruar disa persona per t’i pyetur per kete ngjarje me qellim zbardhjen e motiveve qe e kane shtyre vajzen e re t’i japë fund jetes ne kushte te tilla. Policia nuk ka bere me dije emrin e saj, e cila ndodhet ne sallen e reanimacionit ne Spitalin e Korces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat