Qëlloi drejt policisë italiane, lihet në burg 29 vjeçari shqiptar

Kronikë e zezë

Qëlloi drejt policisë italiane, lihet në burg 29 vjeçari shqiptar

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 18:37
Rigent Xhixha

Gjykata ka lënë në burg një 29 vjeçar shiqiptar në Itali i cili akuzohej për disa vepra penale si "vrasje e mbetur në tentativë" si dhe për qëllimin me armë drejt policisë.

Sipas medias italiane BrindisiReport, Rigent Xhixha u arrestua në 4 shkurt të këtij viti në qendër të Brindisit pas disa ditësh ndjekje nga karabinierët.

Në 30 janar ai u bë pjesë e një shkëmbimi zjarri me policinë. Policia po e ndiqte atë në qytetin e Teramos. Ai doli nga makina ku ndodhej dhe filloi të qëllonte me armë zjarri drejt tyre teksa largohej.

Ai arriti t'i largohej autoriteteve ku vetëm disa ditë më vonë u arrestua në Brindisi në apartamentin e tij.

Gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjet dhe arma me të cilën qëlloi drejt policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat