Tronditet Mirdita, vriten me armë zjarri vëlla e motër, Policia jep detaje të reja

Kronikë e zezë

Tronditet Mirdita, vriten me armë zjarri vëlla e motër, Policia jep detaje të reja

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 21:15
Ilustrim

(E plotësuar) - Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Mirditë mbrëmjen e sotme ku vëlla e motër mbetën të vrarë në derë të shtëpisë.

Sipas policisë ka qenë ish- bashkëshorti i vajzës së ndjerë që ka kryer krimin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Informacion paraprak:

Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20.40, në oborrin e banesës, janë vrarë me armë z jarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F. Nga informacionet e para dyshohet se janë që lluar me ar më zj arri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor. Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale Re nea dhe FNSH e Shkodrës. Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen dhe a rrestimin e autorit.

***

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Mirditë.

Raportohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë humbur jetën dy persona.

Viktimat ishin motër e vëlla, ndërsa ngjarja ka ndodhur në Kodër-Rrëshen.

Raportohet se viktimat kanë ndërruar jetë në spital.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe identitetet e viktimave.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat