Katër shtetas të huaj grabiten në Prizren

Kronikë e zezë

Katër shtetas të huaj grabiten në Prizren

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi se katër shtetas të huaj kanë raportuar se posa kanë kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë i kanë grabitur, duke iu marr para dhe dy telefona, si dhe i kanë sulmuar fizikisht.

Rasti ka ndodhur të martën në ora 09:00 në Prizren.

“Katër viktimat meshkuj shtetas të huaj, kanë raportuar se posa kanë kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë, pesë të dyshuar të panjohur i kanë grabitur para dhe dy telefona, si dhe i kanë sulmuar fizikisht”, thuhet në raport.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është nën hetime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat