Një 39-vjeçare gjendet e vdekur në Prishtinë

Kronikë e zezë

Një 39-vjeçare gjendet e vdekur në Prishtinë

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 19:45
Foto ilustrim

Sot në Prishtinë është gjetur një trup i pajetë në një shtëpi.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një femër të moshës 39 vjeçare.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti,

“Sot rreth orës 15:00, policia ka marrë informatën se në rrugën “Demë Ahmeti”, në Prishtinë, saktësisht në një shtëpi, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’rast ka hasur viktimën femër M.I 39 vjeç, e cila ishte pa shenja jete”, ka thënë Ahmeti.

Tutje ajo ka shtuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor.

“Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohe që njësitet policore janë duke u ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme ne përpjekje për te ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat ne te cilat ka ndodhur ky rast i cili është cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat