Pesë persona lëndohen në një aksident trafiku në Gurrakoc të Istogut

Kronikë e zezë

Pesë persona lëndohen në një aksident trafiku në Gurrakoc të Istogut

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 21:04
Foto ilustrim

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në fshatin Gurrakoc të komunës së Istogut.

Lajmin e ka bërë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Dukagjinit, Xhevat Ibra.

“Një aksident mes dy veturash ka ndodhur ku janë lënduar pesë persona të cilët janë dërguar në emergjencë për tretman. Policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ibra.

Ndryshe, numri i aksidenteve në trafik ka shënuar sërish rritje, vetëm në 24-orët e fundit kanë ndodhur 46.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat