Hajdutët vjedhin të hollat brenda xhamisë në Istog

Kronikë e zezë

Hajdutët vjedhin të hollat brenda xhamisë në Istog

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 12:26
Ilustrim

Të enjten disa persona të panjohur i kanë vjedhur të hollat që janë grumbulluar për çështje humanitare në një xhami në fshatin Banje të Istogut.

Rastin në Polici e ka raportuar imami i xhamisë në fjalë.

“Imami i xhamisë së fshatit ka raportuar se persona të panjohur në xhami kanë thyer kutinë e cila shërben për mbajtjen e të hollave për humanitet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat