Detaje nga aksdenti në mes trenit e veturës në Pejë

Kronikë e zezë

Detaje nga aksdenti në mes trenit e veturës në Pejë

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 12:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Treni i linjës qarkulluese nga Peja ka goditur një automjet të tipit Mercedes, si pasojë një person është lënduar, që ka qenë ngasës i automjetit.

Ai menjëherë është dërguar në Spitalin e përgjithshëm Rajonal të Pejës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00, në dalje të qytetit të Pejës (përballë fabrikës Mobile Dekor).

Lajmin e ka konfirmuar  zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

“Nga aksidenti, kemi një person të lënduar, ngasësi i automjetit dhe që është jashtë rrezikut për jetë. Ka kaluar me lëndime të lehta fatmirësisht. Hetuesit e trafikut rajonal i kanë filluar hetimet e shkaqeve që kanë çuar tek ky aksident.”-deklaroi Ibra.

Treni e godet veturën në Pejë

Sot rreth orës 12:00, treni e ka goditur një veturë në Pejë.

Brenda veturës ka qenë vetëm vozitësi, i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Pas aksidentit, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat