​Vjedhje në komunat e Kosovës, arrestohen disa persona

Kronikë e zezë

​Vjedhje në komunat e Kosovës, arrestohen disa persona

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar në rrugën B, në Prishtinë, pasi që të njëjtit në një market kanë grabitur gjësende të ndryshme.

Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Kurse, në fshatin Mazgit të Obiliqit, persona të pa njohur kanë thyer xhamin e një veture dhe kanë vjedhur dy çanta, ku kishte dokumente personale, rroba dhe dy USB. Rasti është duke u hetuar.

Një person është arrestuar edhe në fshatin Lupç të PodujevëS, pasi që i njëjti ditë më parë nga shtëpia e viktimës mashkull kishte vjedhur pajisje pune dhe kabllo elektrike. Gjësendet e vjedhura i janë kthyer viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

E në fshatin Banje të Istogut, imami i xhamisë së fshatit, ka raportuar se persona të panjohur në xhami, kanë thyer kutinë e cila shërben për mbajtjen e të hollave për humanitet.

Për vjedhje janë arrestuar edhe tre persona në Pejë, pasi që muaj më parë kanë vjedhur gjësende të ndryshme në një market. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa, në fshatin Sopanice të Kaçanikut, një person ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij, nga ku kanë vjedhur një pushke gjuetie, stoli ari dhe 300 euro para të gatshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat