Vjedhin veturën e mbushur me cigare e para

Kronikë e zezë

Vjedhin veturën e mbushur me cigare e para

Më: 5 mars 2020 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Një qytetar nga Ferizaj ka njoftuar policinë se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën dhe dokumentet personale

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në rrugën “Shaqir Hasani” në Ferizaj.

Ankuesi ka njoftuar policinë se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën në të cilën kishte ngarkuar pako me cigare, para të gatshme dhe dokumentet personale të veturës.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se vetura është gjetur e braktisur në autostradë ndërsa mallrat dhe paratë nuk kanë qenë në veturë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat