Kapet një person i arratisur për tentim-vrasje në Ferizaj

Kronikë e zezë

Kapet një person i arratisur për tentim-vrasje në Ferizaj

Më: 5 mars 2020 Në ora: 14:04
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për vrasje në tentativë në Babush të Ferizajt.

Rasti ka ndodhur në një restorant më 17 janar të këtij viti, ku pas një mosmarrëveshje dhe përleshje fizike, i dyshuari S.A. (40), qëllon me armë zjarri K.I.(37), dhe largohet nga vendi i ngjarjes dhe deri sot ka qenë në arrati.

Gjatë arrestimit, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale në fjalë.

Gjatë intervistimit në prezencë të avokatit, i dyshuari ka pranuar veprën për të cilën ngarkohet.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat