Ngjarje e pazakontë në Malishevë, vjedhin katër lopë dhe e djegin veturën

Kronikë e zezë

Ngjarje e pazakontë në Malishevë, vjedhin katër lopë dhe e djegin veturën

Më: 6 mars 2020 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Disa persona mbrëmë kanë vjedhur katër lopë në komunën e Malishevës, saktësisht në fshatin Mleqan.

Policia e Kosovës ka arritur t’i gjej tre krerë bagëti, të cilat u janë kthyer pronarëve.

Sipas njoftimit është gjetur një veturë e djegur, e cila dyshohet se është përdorur për transport.

“Fshati Mleqan, Malishevë 05.03.2020-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur një lopë. Njësitë policore kanë arritur t’i gjejnë tre krerë bagëti, të cilat u janë kthyer pronarëve ndërsa është gjetur edhe një veturë e djegur e cila është konfiskuar si provë materiale që dyshohet të jetë përdorur për transport. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat