Një person gjendet pa jetë në banesën e tij në Prizren

Kronikë e zezë

Një person gjendet pa jetë në banesën e tij në Prizren

Më: 6 mars 2020 Në ora: 09:39
Foto

Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në rrugën “Bingenit” në Prizren.

Policia ka njoftuar se njësitet policore, ekipi mjekësor dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja.

“Rr. “Bingenit”, Prizren NN. Është raportuar se me 05.03.2020 viktima mashkull kosovar në banesën e tij është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore, ekipi mjekësor dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat