Një muaj paraburgim ndaj një personi për grabitje dhe mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim ndaj një personi për grabitje dhe mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve

Më: 6 mars 2020 Në ora: 10:20
Foto

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.K për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje e në vazhdimësi me të pandehurin A.G. kanë  kryer veprat penale grabitje dhe Mbajtja në pronësi,  kontroll ose posedim  të paautorizuar  të armëve.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit B.K i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, duke filluar prej datës 04.03.2020 e deri me datë  03.04.2020.

Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është caktuar pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri A.K në liri mund të fshihet, të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe mund të jetë të paarritshëm për organet e ndjekjes.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të  Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat