Për 24 orë, Prokuroria e Shtetit ngrit 46 aktakuza

Kronikë e zezë

Për 24 orë, Prokuroria e Shtetit ngrit 46 aktakuza

Më: 6 mars 2020 Në ora: 11:39
Foto

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore kanë ngritur 46 aktakuza, kundër 56 personave, për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dhjetë persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur shtatë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë personave dhe një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj dy personave të dyshuar.

Tutje sqarohet  se Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar 7 persona të dyshuar, ka paraqitur 2 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 3 persona të dyshuar, si dhe ka ngritur 14  aktakuza, kundër 18 personave për vepra të ndryshme penale.

“Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të veprës penale ‘’Vetëgjyqësia’’. Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë përcaktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj dy (2) personave të dyshuar. Gjithashtu, janë ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave”, thuhet në njoftim.

Njoftimi jep detaje edhe për prokuroritë e tjera duke theksuar se në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 2 persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi të dyshuar dhe ka ngritur 6 aktakuza, kundër 7 personave. Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 11 aktakuza, kundër 14 personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër 3 personave dhe ka ngritur 8 aktakuza, kundër 10 personave për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat