Detaje si u gjet 50 vjeçari i vdekur në Prizren - Bota Sot
Detaje si u gjet 50 vjeçari i vdekur në Prizren

Kronikë e zezë

Detaje si u gjet 50 vjeçari i vdekur në Prizren

Më: 6 mars 2020 Në ora: 15:02
Prizreni

Më shumë se dy ditë besohet se ka qëndruar i mbyllur në një banesë në Prizren, trupi i pa jetë i një 50-vjecari. Ai u gjet pa shenja jete gjatë ditës së enjte në një banesë në rrugën “Bingenit”. Kishin qenë fqinjët ata që e kishin lajmëruar policinë se në katin e katër të ndërtesës kolektive që po kutërbonte një erë jo e zakonshme.

Një person me profesion taksist rreth 50-vjecar kishte jetuar vetëm në banesë. Ai kishte qenë i martuar po i divorcuar nga familja. Trupi i pajetë i këtij personi u gjet në banesë në orët e para të paradites së 5 marsit.

E ndërkohë me gjithë këtë rast tashmë janë duke u marrë institucionet hetimore të Kosovës. Këta të fundit kanë deklaruar se ende nuk dihet shkaktari i vdekjes së këtij personi.

“Rr. “Bingenit”, Prizren NN. Është raportuar se me 05.03.2020 viktima mashkull kosovar në banesën e tij është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore, ekipi mjekësor dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Ndërkohë në trupin e pa jetë të 50-vjecarit sipas policisë nuk janë vërejtur shenja dhune.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat