Ndeshen tri vetura në Klinë, lëndohen katër persona - Bota Sot
Ndeshen tri vetura në Klinë, lëndohen katër persona

Kronikë e zezë

Ndeshen tri vetura në Klinë, lëndohen katër persona

Më: 6 mars 2020 Në ora: 19:21
Foto Ilustrim

Një aksident ka ndodhur në fshatin Dollc të Klinës ku si rezultat lëndime trupore kanë pësuar katër persona.

Në ndeshje janë përfshirë tri automjete.

Lajmin e ka konfirmuar Xhevat Ibra nga Policia e Kosovës.

“Një aksident ka ndodh në fshatin Dollc të Klinës ku janë përfshirë tri vetura dhe katër persona janë lënduar”, ka konfirmuar Ibra.

Ibraj gjithashtu tha se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat