Përplasi makinën dhe i vdiq pasagjeri/ Gjatë marrjes në pyetje jep dëshmi të rremë, rëndohen akuzat - Bota Sot
Përplasi makinën dhe i vdiq pasagjeri/ Gjatë marrjes në pyetje jep dëshmi të rremë, rëndohen akuzat

Kronikë e zezë

Përplasi makinën dhe i vdiq pasagjeri/ Gjatë marrjes në pyetje jep dëshmi të rremë, rëndohen akuzat

Më: 7 mars 2020 Në ora: 09:26
Ilustrim

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar ditën e djeshme në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, me pasojë vdekjen e një personi.

Policia ka arrestuar shtetasin A.Ç.30 vjeç, i cili duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përplasur me një tjetër automjet, me drejtues shtetasin A.S., ku si pasojë ka mbetur i vdekur pasagjeri që ndodhej në makinë me shtetasin A.Ç.

Pas shoqërimit të shtetasit A.C., në polici dhe pas marrjes në pyetje , 30 vjeçari ka dhënë një deklarim të rremër përpara oficerit të policisë duke thënë se drejtues mjeti ka qenë shtetasi F.A.

Tiranë

Nga Shërbimet e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Ç., 30 vjeç, sepse më datë 06.03.2020, rreth orës 23:50, në rrugën “Dritan Hoxha”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin është përplasur me një mjet me drejtues shtetasin A.S.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi F.A., pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin A.Ç.

Ky shtetas gjatë marrjes në pyetje ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore duke thënë se drejtues mjeti ka qënë shtetasi F.A.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“, “Deklarim i remë para oficerit të policisë Gjyqesorë ” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat