Rrahen një shqiptar dhe një serb në Prishtinë

Kronikë e zezë

Rrahen një shqiptar dhe një serb në Prishtinë

Më: 7 mars 2020 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, janë arrestuar dy meshkuj, një shtetas kosovar dhe një serb, të cilët nën ndikim të alkoolit ishin rrahur mes vete.

Policia e Kosovës i kishte arrestuar të dy pasi kishin tentuar të ikin nga vendi i ngjarjes.

Gjatë kontrollit, tek njëri prej tyre policia ka gjetur një shufër metalike, ndërsa me vendim të prokurorit të dy janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri kosovar dhe tjetri shtetas i Serbisë, pasi që të njëjtit-nën ndikim të alkoolit, pas një rrahje kanë tentuar të largohen nga vendi i ngjarjes. Gjatë kontrollit tek njëri prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një shufër metalike. Të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat