Prishtinë, gjobiten 6 lokale për tejkalim të orarit

Kronikë e zezë

Prishtinë, gjobiten 6 lokale për tejkalim të orarit

Më: 7 mars 2020 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se mbrëmjen e së enjtës kanë gjobitur 6 lokale për tejkalim të orarit.

Tahiri thotë se këto inspektime u bënë në lokalet e lagjeve Kalabri dhe Breg i Diellit, pasi ankesat e banorëve janë të shpeshta.

Më poshtë statusi i plotë:

"Mbrëmë, bashkë me policët e Stacionit të Jugut, inspektuam lokalet në Kalabri dhe Breg të Diellit, me ç’rast shqiptuam gjashtë gjoba për tejkalim të orarit. Meqë ankesat e banorëve janë të shpeshta, do të shpeshtohen edhe aksionet tona, pavarësisht numrit të vogël të inspektorëve.

Kolegët i falënderoj për angazhimin maksimal në terren deri në orët e hershme të mëngjesit, duke iu kërkuar mirëkuptim për mbingarkesën".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat