Dy të lënduara rëndë në aksidentin e Gjilanit

Kronikë e zezë

Dy të lënduara rëndë në aksidentin e Gjilanit

Më: 7 mars 2020 Në ora: 20:49
Foto ilustrim

Ditën e shtune e ka karakterizuar një varg aksidentesh. Një aksident i rënd ka ndodhur pasmesnate në dalje të Gjilanit, konkretisht në Parallovë. Aty janë lënduar katër persona, ku dy nga ta janë në gjendje të rëndë.

Mësohet se dy persona të gjinisë femërore janë të shtrira në QKUK, për shkak lëndimeve të rënda që kanë marrë.

“Janë lënduar katër persona të cilët kanë marrë ndihmë fillimisht në Gjilan, dy prej tyre janë dërguar në QKUK.”- ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani.

E një aksident tjetër trafiku ka ndodhur në mes dy makinave dhe një kamioni në fshatin Shkabaj, në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

Sipas policisë të përfshirët në aksident kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

 “Rreth orës 09:20 në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, në fshatin Shkabaj, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, Në aksident janë të përfshira tri automjete. Të lënduarit janë dërguar në QKUK-ë.”, ka deklaruar Bajram Krasniqi.

Tre të lënduar të tjerë kanë mbetur në një aksident në Fushë Kosovë, ku janë përfshirë tri vetura.

Aksidentet e kanë prekur edhe pjesën e Podujevës.

Në Llugë të Podujevës, një veturë ka shkaktuar vetëaksident.

Vetura e cila është rrokullisur disa herë, ka përfunduar në oborrin e një shtëpie. Nga ky aksident të lënduar kanë mbetë katër persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat