Tentim vrasje në Prishtinë, tre të arrestuar

Kronikë e zezë

Tentim vrasje në Prishtinë, tre të arrestuar

Më: 8 mars 2020 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar dje në Prishtinë për tentim vrasje, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Rasti ka ndodhur dje në ora 21:37. Me këtë rast dy persona janë lënduar.

“Dy viktima, kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë, nga disa të dyshuar të panjohur. Viktimat janë dërguar në QKUK dhe të njëjtit, pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar”, thotë PK.

Tutje Policia shton se, “lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar dhe të njëjtit, pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat