Plaçkitet një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronikë e zezë

Plaçkitet një pompë derivatesh në Prishtinë

Më: 8 mars 2020 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Një pompë derivatesh është plaçkitur në Prishtinë.

Punëtorët e saj kanë njoftuar policinë se deri sa ishin duke punuar dy persona të maskuar nën kërcënimin e thikës i kanë marrë nga arka 225 euro.

Të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar raporton se deri sa ishin në vendin e tyre të punës në pompën e derivateve dy persona të dyshuar të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë, kanë arrit të marrin nga arka para të gatshme në vlerë rreth 225 euro dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat