Rrahje masive në Prishtinë, deklarohet policia

Kronikë e zezë

Rrahje masive në Prishtinë, deklarohet policia

Më: 8 mars 2020 Në ora: 19:29
Ilustrim

Tre persona janë shoqëruar në stacionin policor në Prishtinë, pas një rrahje masive që ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton”.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës Daut Hoxha, rasti ka ndodhur në ora 17.10 dhe aty janë përfshirë disa persona, disa prej të cilëve kanë pësuar lëndime trupore.

“Policia ka pranuar një informatë për një rrahje në Prishtinë. Njësitë policore shumë shpejt iu kanë përgjigjur informatës dhe me të arritur në lokacion kanë hasur në dy persona të lënduar të moshave, viti i lindjes 1991 dhe 1978, të cilët edhe kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK, dhe sipas tyre pas një mos marrëveshje të njëjtit janë sulmuar nga disa persona të dyshuar”, ka thënë Hoxha.

Njësitë relevante Policore të Stacionit policor Jugut në Prishtinë dhe Njësia për Reagim të Shpejtë e PK-së në Prishtinë gjatë intervenimit kanë ndal uar tre persona të rinj të dyshuar, të cilët janë shoqëruar në polici për intervistim.

Rasti është në proces të hetimit dhe pas sqarimit të rrethanave të plota të gjitha veprimet tjera do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat