Pranoi 50 euro ryshfet, arrestohet një person në pikë kalimin kufitar me Malin e Zi

Kronikë e zezë

Pranoi 50 euro ryshfet, arrestohet një person në pikë kalimin kufitar me Malin e Zi

Më: 9 mars 2020 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në pikë kalimin kufitar Kulla, ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka marrë ryshfet 50 euro nga i dyshuari po ashtu mashkull, me qëllim të kalimit kufitar pa iu nënshtruar procedurave të zhdoganimit të disa sendeve të cilat i transportonte.

Me urdhër të gjyqtarit është bastisur zyra, me ç’rast në një dyshek janë gjetur dhe janë konfiskuar 70 euro.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat