​Pesë të ndaluar brenda 24 orëve

Kronikë e zezë

​Pesë të ndaluar brenda 24 orëve

Më: 9 mars 2020 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë 5 persona, si dhe janë bërë 4 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 5 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur 4 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 5 persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore e Pejës ka ndaluar 2 persona për vepra të ndryshme penale. Një person është ndaluar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”, kurse një person tjetër është ndaluar për veprën penale “Shmangia e tarifave doganore”. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar 2 persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjakovë me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat