Vdes një 10-vjeçare në lum nga Komuna e Çashkës

Kronikë e zezë

Vdes një 10-vjeçare në lum nga Komuna e Çashkës

Më: 9 mars 2020 Në ora: 13:35
Ilustrim

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Komunën e Çashkës. Kryetari i kësaj komune Goran Stojanovski ka bërë të ditur se një vajzë 10 vjeçare ishte zhdukur dje, por e njëjta është gjetur mëngjesin e sotëm e vdekur në lumin “Mala Reka”.

Vajza është gjetur sot në lum rreth orës 09:00. Vogëlushen dje e kanë kërkuar gjatë gjithë ditës dhe mbrëmjes por nuk kanë arritur ta gjejnë.

“Pas zhdukjes së djeshme në fshatin Banjicë, 10 vjeçarja E.B në ujërat e turbullta të Mala Rekës dhe pas kërkesës së djeshme, mëngjesin e sotëm është gjetur poshtë fshatit. Një humbje e madhe për banorët e komunës së Çashkës, shkollës Todor Janev në fshatin Çashkë, familjen Beqirov dhe gjithë ne. Ngushëllime familjes”, ka shkruar kryetari i komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat