Policia në Gjilan ka arrestuar një vajzë e cila dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të saj
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dieles në Gjilan, ku pas një mosmarrëveshje, vajza ka sulmuar babain.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar babain e saj viktimën mashkull. Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor”, ka njoftuar policia.
Ndërkaq e dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.