Grabitja në Rinas, arrestohen vëllezërit Klement dhe Eldi Çala

Kronikë e zezë

Grabitja në Rinas, arrestohen vëllezërit Klement dhe Eldi Çala

Më: 19 mars 2020 Në ora: 10:01
Klement dhe Eldi Çala

Arrestohen vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, të akuzuar si autorë të grabitjes në Rinas të dagtës 9 prill 2019. 

Në operacion janë përfshirë 300 forca policore. 

"Vëllezërit, të akuzuar për një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë në zonën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit" informoi policia e shtetit.

 Operacioni u krye nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan.

Mesohet se jane sekuestrruar  armë zjarri, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete

Kush jane vellezerit Çala?

Klement dhe Eldi Çala janë dy vëllezërit e shpallur në kërkim për grabitjen  e 10 milion eurove në Rinas, sëbashku me Talo Çelën, i dyshuar si bashkëpunëtor në krim.

Ndaj tyre Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar në mungesë masën “arrest me burg” për akuzat  “Vrasja e punonjësit të Policisë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë kryer në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”.

Për arrestimin e tyre Policia e shtetit kishte ofruar një shpërblim prej 10 mijë eurosh për këdo që jep informacion me qëllim kapjen e tyre.

Në Korrik Çalajve iu bllokua pasuria prej 500 mije euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat