Ishin nisur ilegalisht drejt Kosovës me 10 mijë kilogramë miell, arrestohen në Serbi

Kronikë e zezë

Ishin nisur ilegalisht drejt Kosovës me 10 mijë kilogramë miell, arrestohen në Serbi

Më: 19 mars 2020 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Policia e Novi Pazarit sot i ka arrestuar tre persona të cilët po tentonin të kontrabandonin 10 mijë kilogramë miell nga Serbia për në Kosovë.

Aksioni është kryer në rajonin e Ribariqit, ndërkohë janë arresutar V.T 32 vjeç, P.T 33 vjeç nga Mitrovica dhe S.H 41 vjeç.

Në kamionin e drejtuar nga V.T janë gjetur 100 thasë miell nga 25 kilogramë, ndërkohë në kamionin e drejtuar nga P.T dhe S.H janë gjetur 150 thasë nga 25 kilogramë.

Sipas urdhrit të Prokurorisë Themelore të Novi Pazarit, sasia e miellit dhe kamionët janë sekuestruar, ndërkohë të arrestuarve u ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat