Gjendet një grua e vdekur në banesën e saj në Prishtinë - Bota Sot
Gjendet një grua e vdekur në banesën e saj në Prishtinë

Kronikë e zezë

Gjendet një grua e vdekur në banesën e saj në Prishtinë

Më: 21 mars 2020 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Dardani.

Përmes raportit 24 orësh, Policia bën me dije se trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Dardani, Prishtinë, 19/20.03.2020-22:00/10:00. Raportohet se banesën e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku ne vendin e ngjarjes ndera me urdhër te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raport.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat