​Arrestohen dy të dyshuar për grabitje me armë - Bota Sot
​Arrestohen dy të dyshuar për grabitje me armë

Kronikë e zezë

​Arrestohen dy të dyshuar për grabitje me armë

Më: 21 mars 2020 Në ora: 16:47
Lidhur me këto raste, hetuesit policorë kanë siguruar prova të mjaftueshme materiale

Hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve në Ferizaj, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona B.G. 25 vjeçar dhe V.S. 26 vjeçar, si të dyshuar për tetë raste të grabitjeve me armë në rajonin e Ferizajt, si dhe një rast grabitje me armë në rajonin e Prishtinës.

Lidhur me këto raste, hetuesit policorë kanë siguruar prova të mjaftueshme materiale të cilat janë gjetur me rastin e bastisjes së shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse dh atë:

-1 armë e gjatë AK-47,

-1 karikator me 26 fishek,kal. 7,62 mm,

-1 pistoletë Zastava me një karikator me 22 fishekë 6,35 mm,

-42 fishekë 9x19 mm,

-1 thikë ushtarake,

-1 palë pranga,

-1 sprej.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit,të njëjtit dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat