Dy persona vdesin në rrethana të dyshimta në Prishtinë - Bota Sot
Dy persona vdesin në rrethana të dyshimta në Prishtinë

Kronikë e zezë

Dy persona vdesin në rrethana të dyshimta në Prishtinë

Më: 24 mars 2020 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është raportuar për dy vdekje në rrethana të dyshimta në Prishtinë.

Njëri rast ka ndodhur në rrugën Fahri Fazliu, teksa në rrugë është gjetur i shtrirë viktima i gjinisë mashkullore, nga ku i njëjti është dërguar në emergjencë, ku edhe ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion.

Ndërsa në rastin e dytë është raportuar se viktima femër  kosovar është gjetur pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës, e ka konstatuar mjeku.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat