Arrestohen 6 persona në Mitrovicë pasi nuk e respektuan orën policore

Kronikë e zezë

Arrestohen 6 persona në Mitrovicë pasi nuk e respektuan orën policore

Më: 26 mars 2020 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Dje janë arrestuar gjashtë persona në qytetin e Mitrovicës pasi vepruan kundër dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.

Sipas njoftimit të Policisë ata kishin qarkulluar me automjet pa kurrfarë arsyeje.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi:

Rr. Shemsi Ahmeti, Mitrovicë 25.03.2020 – 21:30. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët ishin ndalur nga njësiti policor derisa kishin qenë duke qarkulluar me automjet pa kurrfarë arsyeje dhe duke mos e zbatuar vendimin për kufizimin e lëvizjes së automjeteve dhe personave. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

· Rr. Driton Veliu, Mitrovicë 25.03.2020 – 21:32. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët ishin ndalur nga njësiti policor derisa kishin qenë duke qarkulluar me automjet pa kurrfarë arsyeje dhe duke mos e zbatuar vendimin për kufizimin e lëvizjes së automjeteve dhe personave. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat